back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Qeveria jonë mori vendimin historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës...

Haradinaj: Qeveria jonë mori vendimin historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e cila lindi nga gjaku i derdhur!

Të ngjajshme

Alavez befason Realin, e barazon rezultatin

Skuadra e Alavezit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar,...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran. Lajmin...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 7-vjetorin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si vendimin më të rëndësishëm të Qeverisë që ai drejtoi, të marrë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj theksoi se Ushtria e Kosovës është akt historik që vulosi sovranitetin, sigurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes.

7 vite guxim, 7 vite krenari, 7 vite Ushtria e Kosovës krah nesh!

Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një akt historik që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e shtetit tonë.

Ushtria e Kosovës lindi nga gjaku i derdhur, nga bekimi i nënave, nga hapat e luftëtarëve që nuk u kthyen kurrë, por na lanë lirinë amanet.

E bëmë ushtrinë.

E bëmë shtetin më të sigurt.

E bëmë Kosovën më të fortë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz