Dy vajza të reja janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës njofton se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Podujevë, raporton IndeksOnline.
Njoftimi i policisë:
· Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
· Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.