BallinaLajmeAbelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lindë përsëri, për burrat që...

Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lindë përsëri, për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Të ngjajshme

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë...

Sllovakia shpall listën për përballjen ndaj Kosovës në play-off

Përfaqësuesja e Sllovakisë ka publikuar listën e futbollistëve të...

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 110, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Përmes një postimi, Tahiri theksoi se protesta ishte një thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin e luftës çlirimtare. “Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.

Tahiri u shpreh se zëri i protestuesve u dëgjua fuqishëm nga Shkupi, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai përmendi me emër Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i cilësoi si burra që ia kushtuan jetën Kosovës.

Në fund të reagimit të tij, Tahiri përmbylli mesazhin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët”.

Postimi i plotë: 

Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë.
Do të lindë për ata që qëndruan drejt, bashkë, pa u lëkundur. Për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz