BallinaLajme​PZAP-ja certifikon kandidatët e Listës Serbe

​PZAP-ja certifikon kandidatët e Listës Serbe

Të ngjajshme

Kundërpërgjigjet shpejt Bournemouth, barazon rezultatin ndaj United (VIDEO)

Bournemouth është kundërpërgjigjur shpejtë, duke barazuar rezultatin ndaj Manchestr...

Ambasadori gjerman: Kosovës i duhen institucione stabile për të çuar përpara agjendën evropiane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e...

Hendboll: Tifozët boshnjakë duartrokitin himnin e Kosovës, e cila po luante si mysafire

Gjatë natës së mbrëshme, kombëtarja e Kosovës në hendboll...

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në vendimin e publikuar sot, PZAP thotë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e kandidatëve më 10 dhjetor është i mangët, jo i plotë dhe nuk i trajton çështjet dhe faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për certifikimin e subjektit politik.

“Në mungesë të një arsyetimi të mirëfilltë ligjor konkludohet se vendimi i tillë nuk mund të qëndrojë juridikisht pasi që nuk përmban as vlerësimin e duhur të fakteve në raport me dispozitat ligjore të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregulloren e certifikimit të subjekteve politike”, thuhet në vendim.

Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme hyn me gjithsej 33 kandidatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz