back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeHamza paralajmëron vizitë në Hagë te Thaçi e Veseli: Shqiptarët mobilizohen në...

Hamza paralajmëron vizitë në Hagë te Thaçi e Veseli: Shqiptarët mobilizohen në Shkup për drejtësi dhe lirimin e çlirimtarëve

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se shqiptarët sot do të mblidhen në Shkup në një “protestë gjithëkombëtare” pas asaj të mbajtur në Prishtinë e Tiranë.

Ai tha se këta protestues kanë një thirrje: kërkesë për të vërtetën, drejtësinë dhe lirimin e çlirimtarëve.

Hamza tha se shqiptarët kudo që jetojnë janë shumë të shqetësuar nga kjo padrejtësi.

“Shteti ynë është shumetnik, por të gjitha gjykimet e kësaj gjykate janë njëetnike. Lufta jonë e drejtë po gjykohet. Liria jonë po gjykohet”.

Hamza tha se një ditë para nisjes së fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të takojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, në një vizitë në Hagë.

“Shpresoj shumë që kjo do të jetë vizita ime e fundit atje. Sepse pas pak muajsh ata do të jenë të lirë dhe do të kthehen krenarë”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz