Gjatë ditës së sotme u shënua edhe një aksident tjetër po te i njëjti vend ku ndodhi edhe mbrëmë aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Dy gra kanë humbur jetën mbrëmë pas një aksidenti tragjik që ndodhi mes veturës ku ishin ato dyja dhe një kamioni që po transportonte mallra.
Ndërkaq, për aksidentin e sotëm ende nuk dihet se a ka të lënduar./Lajmi.net/
- Advertisement -