back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeRikthehet në detyrë Belinda Balluku, Kushtetuesja pranon ankesën e Edi Ramës

Rikthehet në detyrë Belinda Balluku, Kushtetuesja pranon ankesën e Edi Ramës

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Belinda Balluku është rikthyer në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ky institucion vendosi për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama, pas pezullimit që u vendos nga GJKKO për numrin dy të qeverisë, raporton TCh.

“Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Njëzëri, mospranimin e kërkesave të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe organizatës jofitimprurëse “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë si palë ndërhyrëse. Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se këto dy subjekte nuk justifikojnë interesin kushtetues, pasi mosmarrëveshja kushtetuese në shqyrtim ka të bëjë me konflikt kompetencash dhe në të marrin pjesë vetëm subjektet që janë në konflikt, në kuptimin që janë pjesë e organeve të ushtrojnë kompetencën kushtetuese për të cilën ka lindur konflikti.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz