back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeRexhepi takon ambasadorin e OSBE: Pasivizimi i adresave në Luginë po zhvendos...

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE: Pasivizimi i adresave në Luginë po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare

Të ngjajshme

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Aksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i konsiderueshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me...

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginë.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë:

Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare;

Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Postimi i plotë:

Sot u takuam me Ambasadorin e ri të OSBE-së z. Marcel Peško, ku paraqitëm hapur sfidat me të cilat po përballen shqiptarët në Luginë. Situata nuk është teknike. Ajo prek përfaqësimin tonë institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Theksuam bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, refuzuar tri herë pa asnjë arsye, megjithëse 35,448 tekste tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj institucionit tonë.

Diskutuam edhe dëmin nga bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe krizën e sigurisë që kjo sjell. Policia multietnike është urgjencë.

Theksuam dy plagët më të rënda që po prekin jetën e njerëzve çdo ditë.Pasivizimi i adresave që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare.Mospërfillja e njohjes së diplomave, që i privon të rinjtë tanë nga puna dhe profesioni për të cilin janë kualifikuar.Kërkuam trajtim urgjent të pasivizimit dhe njohjes së diplomave.

Realizimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore në nivel lokal, si dokumente bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve.Vazhdimi i bashkëpunimit institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz