back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeMe kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe...

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të ngjajshme

Aksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i konsiderueshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me...

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja...

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Frank Lampard e fiton sërish çmimin “Trajner i Muajit” në Championship

Legjenda e futbollit anglez, Frank Lampard është duke kaluar...

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Nagip Krasniqi, avokatit Ibrahim Vyrtut Ibrahimaga, është shtyrë seanca e fjalës hyrëse.

Krasniqi dhe Isuf Zejna po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Rrahaman Beqiri, bëri të ditur se avokati Ibrahimaga e ka njoftuar Gjykatën përmes e-mailit se, për arsye familjare, nuk mund të paraqitet në seancën e sotme dhe ka kërkuar shtyrjen e saj.

Në mungesë të kushteve për zhvillimin e seancës, ajo u shty.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, edhe në një rast tjetër akuzohet për korrupsion, e për të cilën aktakuzë në seancën fillestare të 8 tetorit 2024 është deklaruar i pafajshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz