back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKurti gënjeu publikisht – Prokuroria Speciale e kishte konfirmuar se biseda mes...

Kurti gënjeu publikisht – Prokuroria Speciale e kishte konfirmuar se biseda mes Kusari-Lilës e Radojçiqit nuk është e montuar!

Të ngjajshme

Nora shkëlqen në paraqitjen e fundit në Instagram

Nora Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Kurti: Vuk Hamoviqi nuk fiton në Kosovë – Nuk e di kush është NOA!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Kanal 10 ka...

Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i...

Prokuroria Speciale në tetor të vitit 2025 e ka konfirmuar vërtetësinë e bisedës së zhvilluar mes Mimoza Kusari-Lilës, Sllavko Simiqit dhe Millan Radoiçiqit, të cilën e publikoi Paparaci vitin e kaluar.

Në një aktvendim të nxjerrë më 26 shtator, Prokuroria e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të kryetares së Alternativës ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi për publikimin e bisedës.

“Pas analizimit dhe vlerësimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të lëndës, e në veçanti, pas dëgjimit me kujdes të bisedës së zhvilluar mes të dëmtuarës, Sllavko Simiq si dhe Millan Radoiçiq, Prokurori i Shtetit ka ardhur në përfundim se në rastin konkret veprimet e ndërmarra nga i dyshuari nuk konsumojnë elementet e veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’”, thuhet në aktvendim.

Mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten më 11 dhjetor, i ka cilësuar të montuara bisedat mes Kusari-Lilës dhe kryeterroristit Radoijçiq.

“Është pjesë e luftës hibride dhe e montimeve që janë bërë ndaj Kusari Lilës, ajo është montuar dhe unë besoj se ata që e kanë transmetuar do të duhej të hetoheshin se si u bë një montim i tillë dhe kush ua dha e si ua dha, nuk ka asgjë të vërtetë të provosh ta lidhësh Kusari Lilën me Milan Radoiçiqin është gjë e ligë, përveç e pavërtetë. E kemi diskutuar në grup parlamentar, i ka treguar ato që i ka thënë publikisht”, ka thënë Kurti në Kanal10.

Paparaci publikoi në tetor të vitit të kaluar audio-incizimin e një bisede telefonike mes Kusari-Lilës, Sllavko Simiçit dhe Millan Radoiçiqit. Audio-incizimi është autentik. Ai është realizuar në qershorin e vitit 2022.

Komunikimi i Kusari-Lilës me kryeterroristin e Banjkës ishte realizuar me ndërmjetësimin e Sllavko Simiqit, ish-homologut të Kusari-Lilës, deputetit të Listës Serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz