back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajme“Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente” – Ambasadori Guerot reagon ndaj vendimit...

“Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente” – Ambasadori Guerot reagon ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Të ngjajshme

Valon Ademi shpallet Biznesmeni i Vitit 2025 në Shqipëri nga “Koha Jonë”

Biznesmeni kosovar Valon Ademi është shpallur “Biznesmeni i Vitit...

Behrami: PDK nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por vetëm me ato serbe

Ish-deputeti, njëherit kandidati për deputet të Partisë Demokratike të...

Manchester United dhe Chelsea i vihen pas yllit të ri të Premierligës

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për të...

Me simbole dhe flamuj kombëtarë, qytetarët ia mësyejnë protestës në Shkup

Shumë qytetarë i janë bashkuar sot protestës që pritet...

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka komentuar publikisht vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të moscertifikuar kandidatët e Listës Serbe, duke e cilësuar atë si një hap që rrezikon besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Përmes një reagimi në platformën “X”, diplomati francez shprehu qartë shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohen procedurat zgjedhore, transmeton lajmi.net.

Sipas Guerot, një vendim i tillë nuk i shërben klimës së nevojshme demokratike dhe mund të ndikojë negativisht në perceptimin e përgjithshëm për zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se institucionet duhet të sigurojnë kushte të barabarta dhe të hapura për të gjithë pjesëmarrësit politikë.

“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshem. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasadori./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz