BallinaLajmeJehona e LDK-së: Hekuran, cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju...

Jehona e LDK-së: Hekuran, cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju VV-ja, që po ke qejf me marr merita?

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriu i ka reaguar ministrit në detyrë, Hekuran Murati.

Sipas saj, sot, Kosova është në sanksione dhe më e izoluar se kurrë.

“Kosova ka humbë 1 miliard euro asistencë si rezultat i sjelljeve tua edhe Kurtit! Sa shkolla, rruga e sa projekti kish arritë me u realizu me këto grante, që ju ia keni humbur Kosovës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Hekuran,

Cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju VV-ja, që po ke qejf me marr merita?

Ju e keni kall shtetin mos me lanë me u plotësu demarkacioni i kufirit, si kushti i fundit nga BE. Ja keni humbë Kosovës një dekadë pa liberalizim. Radhët e gjata para ambasadave të qytetarëve tanë për viza për 10 vjet kanë qenë prej jush! A keni harru cka ka bë VV asokohe, a? Demalkacioni, Demalkacioni…

Protesta, gas në Kuvend, molotov,… e çka s’keni bë për me ndërtu kauza të rrejshme për pushtet!

Sot, po krenohesh me punën që e kanë bërë të tjerët, se s’po ke çka me tregu për qeverisjen e juaj!

Sot, Kosova është në SANKSIONE dhe më e izoluar se kurrë! Kosova ka humbë 1 miliard euro asistencë si rezultat i sjelljeve tua edhe Kurtit! Sa shkolla, rruga e sa projekti kish arritë me u realizu me këto grante, që ju ia keni humbur Kosovës.

Keni me u ndëshku keq më 28 dhjetor për këto manipulime historike që ia keni bërë vendit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz