BallinaBotëVon der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin...

Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin nga Moska’

Të ngjajshme

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der Leyen është bërë hit në rrjetet sociale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, gjatë mbërritjes në takimin në Komisionin Evropian, i tha presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se “sapo ka marrë një mesazh nga Moska”.

Von der Leyen iu përgjigj: “Në rregull, le të presim të largohemi nga kamerat.”

Biseda u regjistrua para kamerave dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si edhe kritikat e shpeshta ndaj Brukselit për mos­përputhjen e Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.

Për momentin nuk dihet se me çfarë saktësisht ka të bëjë mesazhi nga Moska për Vuçiqin, dhe asnjëra palë nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë ngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz