Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari sot e kishte seancën fillestare për skandalin me rezervat shtetërore.
Por, ajo nuk u paraqit. Të gjithë të akuzuarit e tjerë u paraqitën, ajo mungoi, transmeton lajmi.net.
Hajdari, me anë të një postimi, ka dal me një arsyetim pse po ikë prej drejtësisë.
Ajo tha se nuk ka pranuar thirrje nga Gjykata, edhe pse ka kohë disa javë që është caktuar data e seancës.
“Të nderuar qytetarë, Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!
Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”, tha ajo në postimin e saj./lajmi.net/
- Advertisement -