back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeIntervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Të ngjajshme

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit do të ketë reduktime të ujit të pijshëm, ose ulje të presionit.

Kjo për shkak të intervenimeve të planifikuara nga ekipet e mirëmbajtjes së KRU-së.

Me këtë rast, punimet do të kryhen në lagjen “Taslixhe” dhe rrugët: “Bahri Kuqi”, “Hyzri Talla”, “Bislim Makolli”, “Faik Ukë Hoxha”, ”Vahit Mustafa”, “Shyt Marevci”.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, gjatë kësaj kohe./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz