back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeHamza iu premton qytetarëve: Një prej vendimeve të para do të jetë...

Hamza iu premton qytetarëve: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve të të gjitha kategorive

Të ngjajshme

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

 Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në...

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm...

Bardhoshi, Bërnica dhe disa rrugë të Prishtinës iu nënshtrohen intervenimeve të KRU “Prishtinës”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Ilir Peci paralajmëron tensione në Zveçan: Ka presion mbi administratën

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur pas betimit...

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka bërë një premtim për qytetarët.

Ai i ka siguruar ata, që me ardhjen e tij në pushtet do të rriten pagat dhe pensionet, rritje të cilën e ka quajtur kualitative, shkruan lajmi.net.

Hamza ka treguar edhe se çka është e nevojshme për qytetarët në këtë aspekt.

“Qytetarët duan parashikueshmëri, çdo përkrahje e qytetarëve është e mirëseardhur, është e mirë por ata duan parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri. Kjo nënkupton ti duhesh të rritësh pagat, dhe pagat të jenë në kontinuitet, pensionet të jenë në kontinuitet, jo me iu dhënë një ndihmë të njëhershme dhe qytetari të mos e dij kur i vjen tjetra dhe a ndodh tjetra. Përtej kësaj, kjo duhet të bëhet në kohë dhe me ligj, në procedurë ligjore, në kohë dhe me qenë të përhershme”, ka thënë Hamza në ATV.

Ai ka treguar se për cilët kategori të pensioneve do të ketë rritje.

“Prandaj, prej vendimeve të para ka me qenë rritja e pagave, rritja e pensioneve të të gjitha kategorive, edhe pensioneve bazike edhe atyre kontributdhënëse, edhe kategoritë e dala nga lufta, personat paraplegjikë, tetraplegjikë, viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se për t’u arritur kjo duhet të rritet buxheti, për të cilin ka treguar se mund të zgjidhet.

Hamza është kandidat i PDK-së për kryeministër për herë të dytë, pasi ai kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga rezultati i dal prej atyre zgjedhjeve, nuk u arrit të formohet një Qeveri.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të sjellin rezultat të mirë për formimin e institucioneve, e më pas ai që do të fitoj këto zgjedhje dhe do të formoj Qeverinë, pritet t’i realizoj premtimet e dhëna para dhe gjatë fushatës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz