back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKoci: Mbyllja e përkohshme e kufirit me Serbinë është masë për mbrojtjen...

Koci: Mbyllja e përkohshme e kufirit me Serbinë është masë për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës

Të ngjajshme

Dhunohet një femër e mitur në Fushë-Kosovë

Një femër e mitur raportohet të jetë dhunuar seksualisht...

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një...

Musliu: Kurti ishte i dërguari i posaçëm i Dejona Mihalit në takim me Presidenten Osmani

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytetit

Komuna e Istogut ka ndarë 14 mijë e 920...

Bazuar në arrestimet e fundit të shqiptarëve në Serbi, avokati Arianit Koci, vlerëson se “duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe në Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes, Kosova duhet ta shqyrtojë mbylljen e përkohshme të kufirit me Serbinë, derisa të ulen përfaqësuesit e të dy shteteve, me prezencën e SHBA-së dhe BE-së, dhe të rivendoset zbatimi real i lirisë së lëvizjes sipas marrëveshjeve ekzistuese”, thekson Koci.

Koci thekson se “këto marrëveshje nuk flasin vetëm për dokumente dhe targa; thelbi i tyre është që qytetarët të kalojnë lirshëm dhe pa frikë, pa u ekspozuar ndaj arrestimeve selektive dhe presionit politik. Kur kjo frymë shkelet, Kosova ka të drejtë të ngrejë çështjen në nivel ndërkombëtar dhe të ndërmarrë masa të përkohshme mbrojtëse”, shprehet ai.

“Në anën tjetër, e drejta ndërkombëtare i njeh shtetit detyrimin për të mbrojtur qytetarët e vet dhe i lejon masat kufizuese kur siguria e tyre rrezikohet. Parimi i reciprocitetit e përforcon këtë: nëse një shtet e përdor kufirin apo tranzitin si mjet presioni, pala tjetër ka të drejtë të përgjigjet me masa të arsyetuara dhe të përkohshme”, sqaron Koci.

“Prandaj, këtu qëndron thelbi: mbyllja e kufirit mund të duket masë drastike, por është mjeti i vetëm që e ekspozon qartë natyrën e vërtetë të këtij problemi serioz”, thekson ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz