back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku mbledh kryetarët e degëve dhe të komunave ku qeverisin: Gati për...

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve dhe të komunave ku qeverisin: Gati për fushatë dhe për mobilizim e angazhim nacional

Të ngjajshme

Ilir Peci paralajmëron tensione në Zveçan: Ka presion mbi administratën

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur pas betimit...

Kaos në Portugali: Hyjnë në grevë spitalet, shkollat, transporti dhe shërbimet publike

Portugalia po përballet me ndërprerje të rënda të transportit,...

Puthen Klodi dhe Londrimi?

Një moment qesharak ka ndodhur këtë mbrëmje në shtëpinë...

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar me kryetarët e degëve dhe kryetarët e Komunave të kësaj partie.

Ai ka thënë se ky takim ishte plot energji, përkushtim dhe angazhim drejt fushatës elektorale, shkruan lajmi.net.

“Me ekipet tona, veprimtarët tanë, kryetarët tuaj, do të jemi në çdo qytet, fshat e lagje për thirrjen tonë të madhe se Kosova meriton qeverisje të drejtë, institucione që funksionojnë dhe politikë të matur që i shërben qytetarit. LDK është gati. Strukturat tona janë të lidhura, të koordinuara dhe të vendosura që këtë fushatë ta çojnë deri në fund me dinjitet, me punë dhe me rezultat. Ndjenja e gadishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se këtë betejë e kanë filluar si ekip, të tillë po e vazhdojnë dhe si të tillë do ta përmbyllin.

“Shpresë ka. Zgjidheni atë!”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz