back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeRamadani pas aktakuzës për sulmin në “Ibër Lepenc”: Përgjigja shtetërore nuk duhet...

Ramadani pas aktakuzës për sulmin në “Ibër Lepenc”: Përgjigja shtetërore nuk duhet të jetë e zakonshme!

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit që ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Në mesin e të akuzuarve është edhe një kolonel i ushtrisë serbe, i rekrutuar nga Shërbimi Sekret, Jovan Viçentijeviq dhe vëllai i tij Dragisha Viçentijeviq,  si dhe një person tjetër.

Në dosje thuhet se koloneli serb akuzohet edhe për spiunazh, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara për aktivitete kundërligjore në Kosovë.

Sulmi terrorist në Ibër Lepenc, ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani, tha se ky sulm ishte ndaj sigurisë tonë kombëtare dhe përgjigja e shtetit nuk duhet të jetë e zakonshme.

“Këto situata nuk janë të zakonshme dhe as përgjigja shtetërore nuk duhet të jetë e zakonshme. Pra, duhet koordinim mes krejt institucioneve të shtetit”, deklaroi Ramadani.

Ramadani tha se duhet të ketë koordinim me institucioneve shtetërore në mënyrë që rasti të marrë vëmendjen e duhur ndërkombëtare.

“Koordinimi dhe bashkëveprimi i sektorit të sigurisë dhe Prokurorisë, në mënyrë që rasti të jetë i fuqishëm jo vetëm në Gjykatën e Kosovës, por edhe të jetë argumentues në arenën ndërkombëtare”, tha ai për Klankosova.

Ish-kryeinspektori i AKI-së e mirëpriti ngritjen e aktakuzës nga PSRK-ja.

“Është për t’u përshëndetur Prokuroria Speciale e Kosovës për ngritje të aktakuzës për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh””, theksoi Ramadani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz