back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeOVL- UÇK në pritje të lejes për protestën në Shkup: Kërkojmë drejtësi...

OVL- UÇK në pritje të lejes për protestën në Shkup: Kërkojmë drejtësi dhe solidarizohemi me ish-krerët e UÇK-së

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Më 13 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. E nga kryeqendra e shtetit maqedonas, sot u kërkua pjesëmarrje masive në këtë protestë me kërkesën e vetëm lirim të ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtësi për ata.

Nga Këshilli Organizativ i kësaj proteste u tha se po presin që zyrtarisht të marrin leje për mbajtjen e kësaj proteste, për çka deklaruan se kanë adresuar dy kërkesa te organet në Shkup.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari theksoi se protesta në Shkup, ashtu sikurse edhe në vendet tjera ka qenë thirrje për drejtësi.

“Qëllimi jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimit dhe gjithë të tjerët të cilët padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne nuk i thërrasim protestat dhe nuk i kemi thirrur asnjëherë që të kundërshtojmë ose kundër drejtësisë, por protestat tona pikërisht në këtë rast ku po atakohet lufta e shenjt e jona, UÇK protestat i kemi thirr dhe çdo individ që i përgjigjet kësaj proteste flet në vete dhe kërkon drejtësi. Atje është duke ndodhur padrejtësi. Në rastin e parë kërkohet drejtësi, ndërsa protesta është e orientuar ku atje po ndodh padrejtësi…Kjo Gjykatë është politike, dhe qëllim të vetëm ka dhe nuk do të arrij luftën tonë të drejtë dhe të pastër me gjitha ato që ka bërë ushtria, policia dhe shteti serb në Kosovë“, tha ai.

Jashari beson se protesta në Shkup do të jetë masive, prandaj bëri thirrje për pjesëmarrjen e të gjithëve.

“Iu bëjmë thirrje dhe ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim feje, pa dallim politike, partitë politike, qytetarët e OJQ.. që të vijnë në protestë t’i shprehim pakënaqësitë tona dhe të kërkojmë drejtësi dhe protesta të jetë e qetë dhe e dinjitetshme… Besojmë që protesta do të jetë masive dhe ftesa jonë është pa dallim i ftojë të gjithë.. kërkojmë krerët të lirohen, kjo gjykatë nuk e ka problem vetëm Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, por përmes tyre tentojnë ”, deklaroi ai.

Bujar Dardhishta nga Këshilli Organizativ i protestës në Shkup, deklaroi se tashmë për këtë protestë kanë bërë dy kërkesa në qytetin e Shkupit dhe se janë në pritje të lejes për këtë protestë.

Dardhishta potencoi se kjo protestë nuk është kundrejt ndonjë entiteti në këtë shtet, por është mbi partiake e puro shqiptare.

“Konform ligjit për organizim të protestës kemi adresuar dy kërkesa për protestë në qytet të Shkupit, konform ligjet për vetëqeverisjes lokale për sheshet dhe lokalet kompotent është qyteti i Shkupit kemi bërë kërkesa para dy javë dhe të njëjtën kërkesë e kemi bërë para një jave, kemi marrë një konkluzion për ta paguar taksën komunale gjë që e kemi bërë, dhe presim proces e sipër për të na dhënë lejen. Nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë pengesë për arsye se kjo është e drejtë kushtetuese në vendin tonë, jemi shtetas në vendin tonë. Kjo protestë nuk është e adresuar kundrejt ndonjë entiteti kjo është protestë mbi partiake puro shqiptare dhe këtë protestë shqiptarët nuk duhet ta përkrahin parimisht por realisht”, theksoi ai.

Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në të cilët janë të paraburgosur në Hagë është e pesta me radhë. Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protestë e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasburg.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz