Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë që disa orë, por që për shkak të mjegullës nuk po mund të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ndërkohë Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka thënë se aeroplani ushtarak gjerman nuk po mund të aterrojë në Prishtinë për shkak se nuk ka personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët.
“Një aeroplan ushtarak gjerman nuk ka arritur të aterrojë në aeroportin e Prishtinës për shkak të mungesës së personelit të certifikuar për aterrim në kushte me dukshmëri të ulët”, tha Ujkani duke shtuar se të gjitha fluturimet e tjera po zhvillohen normalisht.