back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeTrump sulmon udhëheqësit evropianë: Evropa po shkatërrohet, drejtohet nga njerëz të dobët

Trump sulmon udhëheqësit evropianë: Evropa po shkatërrohet, drejtohet nga njerëz të dobët

Të ngjajshme

Trump lavdëron Presidentin Erdogan në një intervistë për Politico

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë: Kosova nuk është “Metohi”

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për...

Shokon aktorja 74-vjeçare: Ende bëj seks të shkëlqyer!

Pavarësisht moshës së saj, aktorja Jane Seymour ende bën...

Bajrami: Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave...

Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit, këto janë zgjedhje prej zorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij, në një intervistë për Politico, duke e përshkruar kontinentin si një grup kombesh “në proces kalbjeje”, të udhëhequr nga njerëz “të dobët”.

Trump akuzoi udhëheqësit evropianë se nuk kanë vizion dhe nuk marrin vendime të forta.

“Mendoj se ata janë të dobët. Mendoj se ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë”, tha Trump.

Ai vlerësoi Hungarinë dhe Poloninë për politikat e tyre të ashpra ndaj emigracionit, ndërsa shprehu shqetësimin se vendet e tjera të kontinentit po rrezikohen sipas tij nga “hyrja e njerëzve të pakontrolluar dhe të paverifikuar”.

Trump paralajmëroi se Evropa do të “dobësohet rëndë” për shkak të migracionit, duke pretenduar se “njerëzit që vijnë kanë ideologji krejtësisht të ndryshme”.

Në intervistë, ai goditi sërish kundërshtarin e tij të vjetër, kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, të cilin e quajti “një katastrofë”, duke shtuar “e urrej atë që i ka ndodhur Londrës dhe Parisit”.

Sipas Trumpit, përpjekja e vendeve evropiane për të qenë “politikisht korrektë” është arsyeja pse ato janë “të dobëta”, ndërsa bëri thirrje që shtetet e BE-së të “nxjerrin njerëzit që kanë hyrë ilegalisht”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz