back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajme​Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor

​Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor

Të ngjajshme

Shokon aktorja 74-vjeçare: Ende bëj seks të shkëlqyer!

Pavarësisht moshës së saj, aktorja Jane Seymour ende bën...

Bajrami: Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave...

Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit, këto janë zgjedhje prej zorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Rrustemi: Marrja e veriut nën kontroll, ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë

Adnan Rrustemi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës...

67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve...

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave ka qenë faktor kryesor që ndikoi në inflacionin e muajit nëntor, i cili u regjistrua në 2,1%, duke u rritur pak nga niveli 2% i nëntorit 2024.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shtoi 0,81 pikë përqindje në inflacion, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0,51 pikë përqindje. Përveç këtyre, çmime më të larta janë regjistruar edhe në kategoritë “Mobilie dhe pajisje shtëpie”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele dhe restorante” si dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”.

Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, rritja më e ndjeshme është shënuar te shpenzimet për banesë, me +4%, ndërsa pijet alkoolike dhe duhani u rritën me +2,9%, mobiliet me +2,8%, dhe shërbimet kulturore dhe argëtimi me +2,6%. Çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten me 1,5%, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të qumështit, djathit dhe vezëve (+4,9%), vajrave dhe yndyrnave (+4,6%) dhe peshkut (+3,3%).

Nga ana tjetër, krahasuar me muajin tetor 2025, disa kategori regjistruan ulje të lehta: “Argëtim dhe kulturë” –0,8%, “Veshje dhe këpucë” –0,5%, dhe ushqimet –0,4%. Ndërkohë, “Komunikimi” dhe “Mobilie e pajisje shtëpie” shënuan rritje të vogla, secila me +0,1%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz