BallinaLajmeHamza takohet me ambasadorin e ri të Gjermanisë, kërkon heqje e sanksioneve:...

Hamza takohet me ambasadorin e ri të Gjermanisë, kërkon heqje e sanksioneve: Kosova ka vetëm një drejtim përpara, rrugën euroatlantike

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re diplomatike.

Hamza e njoftoi ambasadorin Rudolph për përgatitjet që po bëhen në vend për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar gatishmërinë e tij për formimin e institucioneve të reja në afatin më të shkurtër të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit, Hamza ka theksuar pritjet e Kosovës nga partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj vendit, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për BE.

Ai theksoi se orientimi i Kosovës mbetet i pandryshueshëm: “Kosova ka vetëm një drejtim përpara – rrugën euroatlantike”, u shpreh Hamza.

Postimi i plotë:

Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.

Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz