back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaShowBizDiCaprio ngre alarm, flet për AI

DiCaprio ngre alarm, flet për AI

Të ngjajshme

Klodi e konfirmon, ja çfarë tha për të dashurën

Në post “Big Brother”, Klodian Mihaj, e pranon se...

Dua Lipa mahnit në “Brit Awards”, performanca fantastike në skenë

Edhe pse “Brit Awards” ka mbaruar këtë fundjavë, nuk...

Tottenhami e rrezikon rënien nga liga, në kontratat e lojtarëve përmendet ulja e rrogave

Klubi anglez Tottenham ndodhet në një situatë shumë të...

Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në...

Iliriana drejtuar “BBVA”-së për Rogertin: “Mos e mbani për klikime”

Këngëtarja Iliriana Sadriu ka reaguar sa i përket sjelljes...

Leonardo DiCaprio ka kritikuar hapur përdorimin e inteligjencës artificiale në Hollywood, duke thënë se “nuk ka asnjë grimcë humaniteti në të”. Aktori 51-vjeçar, i shpallur së fundmi Entertainer of the Year nga revista TIME, u shpreh se arti i vërtetë duhet të vijë vetëm nga dora dhe mendja njerëzore.

Në intervistën e tij, DiCaprio u ndal edhe te trendi i fundit të videove të krijuara nga AI ku figura të famshme që nuk jetojnë më “interpretojnë” këngë moderne. Ai pranoi se këto klipe mund të duken interesante herën e parë, por sipas tij, “zhduken njësoj si gjithë mbeturinat e internetit sapo kalon moda”.

Nuk ka asnjë pikë lidhjeje emocionale në të. Sado brilante të duken, nuk janë art i vërtetë,” deklaroi aktori.

DiCaprio foli gjithashtu për sfidën e madhe të ruajtjes së privatësisë, një luftë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Ai u shpreh se për të pasur një karrierë të gjatë, ka mësuar të qëndrojë sa më larg vëmendjes, duke u shfaqur në publik vetëm kur ka diçka për të thënë ose promovuar.

Për këtë arsye, aktori pothuajse gjithmonë shihet me kapelë dhe maskë, një zakon që nisi gjatë pandemisë dhe që e ka bërë pjesë të përditshmërisë së tij. Edhe në evente të mëdha, si dasma e Jeff Bezos, ai është fotografuar duke fshehur fytyrën.

Karriera e DiCaprios mori hov të jashtëzakonshëm pas suksesit monumental të Titanic, një famë që sipas tij i ndryshoi jetën përgjithmonë. Megjithatë, aktori thekson se synimi i tij kryesor ka mbetur gjithmonë i njëjtë: të rikthehet te arti i pastër, larg zhurmës dhe trendeve kalimtare si AI në kinematografi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz