back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKompletimi i barnave për pacientët me IVF, MSH hap tender

Kompletimi i barnave për pacientët me IVF, MSH hap tender

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender të ri që ka të bëjë me furnizimin e barnave për pacientët që i nënshtrohen procedurës së fekondimit in vitro (IVF).

Bëhet fjalë për medikamente të cilat përdoren gjatë procesit të trajtimit të infertilitetit dhe që shpesh kanë kosto të larta në sektorin privat, shkruan IndeksOnline.

Këtë iniciativë e ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri në detyrë, Arben Vitia, duke ndarë një shumë fillestare prej 173,373.75 euro.

Me këtë kontratë, Ministria ka kërkuar gjithsej 11 artikuj, të cilët pritet të sigurohen për klinikat dhe institucionet që ofrojnë procedurën IVF.

Kontrata është paraparë të zgjasë 12 muaj, ndërsa ofertuesit kanë kohë të dorëzojnë dokumentet deri më 19 janar të vitit 2026, sipas njoftimit zyrtar.

Ky hap vjen në një periudhë kur gjithnjë e më shumë çifte në Kosovë po kërkojnë mundësi të tilla brenda sektorit publik, me qëllim të uljes së kostove dhe lehtësimit të qasjes në trajtim. Ministria ndërkohë pritet të vazhdojë procesin e prokurimit sipas procedurave ligjore deri në përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz