back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeBE: Synojmë të zbusim masat, presim zgjedhje mirë të administruara

BE: Synojmë të zbusim masat, presim zgjedhje mirë të administruara

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Një numër shtetesh anëtare të BE-së, përfshirë edhe Francën e Italinë, kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës, thonë burime në Bruksel. Por një pjesë e shteteve të tjera anëtare të BE-së janë shprehur për heqjen e masave. Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve komunale dhe transferit paqësor të pushtetit në veri, mendohej se Kosova ka arritur në pikën kur duhej të hiqeshin ato, megjithëse BE-ja nuk e ka bërë të qartë një gjë të tillë.

Në një përgjigje për RTV21, një zëdhënës i BE-së tha se Bruskeli mirëpret dorëzimin e rregullt të qeverisjes lokale nëpër komunat e veriut.

“Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë për heqjen graduale të masave që kanë qenë në fuqi në maj 2025. Siç është thënë më parë, ne synojmë t’i zbusim më tej këto masa. Ne e mirëpresim dorëzimin e rregullt të qeverisjes lokale në 4 komunat veriore dhe presim që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve”.

Bashkimi Evropian përmendi edhe zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor dhe tha se pret një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

“Ne gjithashtu e marrim shënim shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare më vonë gjatë dhjetorit dhe theksojmë rëndësinë e një procesi zgjedhor mirë të administruar dhe konkurrues — përfshirë pjesëmarrjen, certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet. BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës sapo ato të zgjidhen, dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Ne presim me padurim që Kosova të rikthehet në binarët e reformave të nevojshme për BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Megjithëse mendohej se BE mund të heq masat ndaj Kosovës së paku deri pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, hulumtuesi i Grupit për studime juridike dhe politike, Besar Gërgi thotë se një varg veprimesh përfshirë edhe ato të anëtarëve të KQZ-së kundrejt Listës Serbe, e kanë shtyrë këtë vendim.

“Kemi edhe vendimin e anëtarëve të KQZ-së për mos certifikimin e Listës serbe gjë që mund të ketë ndikuar…”, ka thënë Gërgi për rtv21.

Masat ndaj Kosovës u vendosën në qershor të vitit 2023, ndërkohë Bashkimi Evropian vitin e kaluar kishte vendosur që masat ndaj Kosovës të hiqen në mënyrë graduale, që ndërlidhej me deeskalim të situatës në veri. Masat e BE-së e dëmtuan Kosovën me rreth 600 milionë euro fonde të pezulluara të cilat, thonë organizatat joqeveritare, rrezikojnë të humbasin përfundimisht. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini thotë se humbjet janë shumë më të mëdha.

“Humbjet nga masat prekin miliarda, tregojnë se Kosova po mbetët e izoluar qoftë nga faktori ndërkombëtare qoftë nga masat e BE-së qoftë edhe nga SHBA së fundmi kur ndali dialogun strategjik…”, tha Shahini për rtv21

Megjithatë, njohësi i rrethanave politike, Arton Muhaxheri, u shpreh skeptik se Kosovës do t’i hiqen masat pas 28 dhjetorit. Sipas tij, autoritetet në Kosovë nuk kontribuuan në përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët.

“Masat nuk hiqen deri sa të është Albin Kurti këtu nuk hiqen pavarësisht tranzicionit paqësor sepse nuk është determinuese sa po i dëgjon bashkësinë ndërkmbëtare në këtë moment…”, deklaroi Muhaxheri.

Përveç dëmeve financiare, masat ndëshkuese të BE-së dëmtuan edhe imazhin e Kosovës, meqë, ato futën Kosovën në një listë me shtete problematike siç është Rusia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz