back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajme57 bllokime, asnjë qeveri – Zgjedhjet që “ngrinë” Kosovën

57 bllokime, asnjë qeveri – Zgjedhjet që “ngrinë” Kosovën

Të ngjajshme

“Jemi gëzuar shumë”, djali i Isni Kilajt pas lirimit të babait

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij...

Ozil premton se do të vije në Kosovë, nëse…

Mesut Ozil ka premtuar se do të vjen në...

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend...

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...

Zgjedhjet e 9 shkurtit nisën si të zakonshme, por përfunduan si më të pazakonshmet e këtyre viteve. Rezultatet sollën fitues të qartë, por jo qeveri. Dhe 57 bllokimet rresht e kthyen Kosovën në një skenë politike të ngrirë.

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 42 për qind të votave, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend.

Pas saj, PDK me rreth 22 për qind mori 24 ulëse, LDK me gati 18 për qind u rendit e treta me 20 deputetë, koalicioni AAK–Nisma fitoi 8 mandate, ndërsa Lista Serbe, si zakonisht, i mori 9 të garantuara

Fitues i madh, po, por shumicë për të qeverisur JO – dhe aty nisi gjithçka, për herë të parë pas shumë viteve, Kuvendi mbeti i ‘bllokuar’.

Vetëvendosje insistoi që kryeparlamentare të jetë Albulena Haxhiu, por opozita e refuzoi këtë emër. Plot 57 herë. Jo një, jo pesë, por pesëdhjetë e shtatë raunde votimi – të gjitha të dështuara.

Në fakt, asnjëri nga kandidatët e VV-së, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla dhe Dimal Basha nuk arriti më shumë se 57 vota, ndonëse duheshin 61.

PDK, LDK, AAK–Nisma dhe Lista Serbe qëndruan bashkë në bllokadë.

Asnjë prej tyre s’pranoi Albulena Haxhiun si kryekuvendare, e cila ishte e propozuara e parë nga katër të tjerët. Kuvendi nuk u bë funksional dhe vendi hyri në krizën më të gjatë institucionale të viteve të fundit./klankosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz