BallinaLajmeDrejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Të ngjajshme

Librat që formësuan Benjamin Wood

Shkrimtari Benjamin Wood rrëfen librat që kanë ndikuar në...

Foda ”selam” Turqisë: Radha është për ju

Pas fitores historike ndaj Sllovakisë, Kosova është një hap...

Në kërkim të një fluture dhe një babai

Filmi dokumentar i Rena Effendi, Searching for Satyrus, nis...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, priti në një takim zyrtar znj. Kara Rose, Këshilltare e Lartë Policore në INL DC, e cila u shoqërua nga ekipi lokal i INL-it në Kosovë.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve mbi situatën aktuale të sigurisë, sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës dhe kapacitetet institucionale në fushën e zbatimit të ligjit. Këto të dhëna janë të rëndësishme për vlerësimin që INL-Kosova po realizon lidhur me krimin e organizuar transnacional (TOC) dhe funksionimin e mekanizmave të sundimit të ligjit në vend.

Ky takim shënoi fillimin e një serie takimesh të planifikuara ndërmjet palëve, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes për institucionet e rendit dhe të drejtësisë në Kosovë. Të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë me takime në nivele të tjera, të cilat pritet të kontribuojnë pozitivisht në procesin e vlerësimit që INL po zhvillon në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz