Kandidati për kryeministër i PDK-së, përmes një videomesazhi ka folur për programin e tyre qeverisës.
Për listën me kandidatë që e kanë publikuar dje, Hamza ka thënë se është e plotë, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese për çdo qytet, moshë dhe çdo profesion.
Ai ka thënë se brenda dy ditëve do të shpalosin programin e tyre qeverisës, që ka thënë se është garanci për një jetë më të mirë.
“Ne e dimë çka duam, ne e dimë çka doni ju e mbi të gjitha e dimë çfarë i duhet Kosovës. Ne duhet t’i japim fund krizës politike sepse Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile që punon për ty dhe për çdo familje. Ne do të rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe do të rikthejmë normalitetin ekonomik në vend, por më shumë se çdo gjë Kosova ka nevojë për bashkim. Më shumë se kurrë më parë, unë jam gati, po ju?”, ka thënë Hamza qytetarëve.