back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeNjësia A3 jashtë funksionit, KEK jep detaje për furnizim me energji elektrike

Njësia A3 jashtë funksionit, KEK jep detaje për furnizim me energji elektrike

Të ngjajshme

OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka...

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, mori sot pjesë në...

Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po...

Korporata Energjetike e Kosovës bën të ditur se blloku i Termocentralit “Kosova A”, përkatësisht A3, është jashtë funksionit të prodhimit të energjisë elektrike.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili thekson se prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike është i pandërprerë, pavarësisht situatës me Njësinë A3, që ishte në remont që nga 31 tetori.

Skënder Bucolli theksoi po ashtu se janë duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MWh.”

”Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot, më datë 08.12.2025, është duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MËh”, ka thënë Bucolli.

Ai shtoi se njësia A3, e cila ka qenë në remont që nga 31 tetori, pas ri‑fillimit është vërejtur se ka nevojë për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave.

KEK njofton gjithashtu se po përmbush në mënyrë të plotë të gjitha obligimet operacionale dhe kontraktuale, duke garantuar stabilitetin dhe furnizimin pa ndërprerje për konsumatorët.

“Vlen të theksohet se njësia A3 ka qenë në remont që nga data 31 tetor dhe, pas startimit të saj, është vlerësuar nevoja për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave. Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, ka shtuar Bucolli.

Tani në prag të stinës së dimirit, është rritë edhe kërkesa për konsum të energjisë elektrike. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz