back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeCoca Cola HBC Kosova përmbyll programin “Youth Empowered” me ngjarjen më të...

Coca Cola HBC Kosova përmbyll programin “Youth Empowered” me ngjarjen më të madhe të trajnimit në Podujevë – qindra të rinj aftësohen profesionalisht për karrierën e tyre

Të ngjajshme

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende...

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave...

“Gjema pikën…”, Toney relakson Arditin me masazh

Një situatë interesante është krijuar këtë të hënë në...

Programi ndërkombëtar për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola Youth Empowered”, i implementuar në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK), ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit në Kosovë.

I organizuar në disa nga qytetet më të mëdhaja jashtë Prishtinës, programi mblodhi qindra të rinj entuziastë duke e përmbyllur edicionin më të suksesshëm të programit me një pjesëmarrje masive të të rinjve në qytetin e Podujevës.

Ky program i madh vjen si pjesë e misionit të Coca Cola HBC Kosova për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe personale, duke u ofruar trajnime praktike mbi lidershipin, aftësitë e së ardhmes, inteligjencën artificiale, motivimin dhe orientimin drejt karrierës me disa nga emrat me profesional të fushës.

Ligjëruesi i njohur Shpend Ahmeti, duke folur për rëndësinë e këtij programi, theksoi ndikimin që mund të ketë një investim i tillë tek të rinjtë:

“Programet si Coca-Cola Youth Empowered krijojnë hapësira të reja për të rinjtë e Kosovës që të mësojnë, të zhvillohen dhe të besojnë më shumë në vetvete. Kjo energji që pashë në Podujevë është dëshmi se e ardhmja jonë është në duar të mira.”

Energjia e të rinjve dhe pjesëmarrja e lartë treguan qartë nevojën për më shumë iniciativa të tilla në komunat jashtë qendrës kryesore të Prishtinës. Të rinjtë e Podujevës patën mundësinë të ndërveprojnë me ekspertë të fushave të ndryshme, të ndjekin trajnime interaktive dhe të krijojnë lidhje të reja profesionale.

Ndër pjesëmarrësit, entuziazmi ishte i dukshëm.

Arta, 19 vjeçare, deklaroi: “Ky është aktiviteti më inspirues që kam ndjekur ndonjëherë në Podujevë. Mësova gjëra që nuk na i mësojnë në shkollë, sidomos për karrierën dhe aftësitë e reja që na duhen për të ardhmen për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës.”

Edhe për Dritonin, student 21 vjeçar, programi ishte një mundësi e jashtëzakonshme:

“Pres shumë nga ky program, sidomos nga pjesa e mentorimit dhe lidhjeve me profesionistë. Mendoj se një investim i tillë tek të rinjtë mund të ndryshojë rrjedhën e zhvillimit profesional për shumë prej nesh.”

Me këtë ngjarje të suksesshme në Podujevë, Coca Cola HBC Kosova dhe ICK vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të forcuar gjeneratën e re të Kosovës, duke e bërë “Coca-Cola Youth Empowered” një nga programet më ndikim të lartë për të rinjtë në vend.

Edicioni i Podujevës shënon fundin e ciklit të programit për vitin 2025, pas organizimeve të suksesshme në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Suharekë dhe Mitrovicë. Pjesëmarrja masive dhe interesi i lartë të rinjve të Kosovës është dëshmi edhe e përkushtimit të ligjëruesve të përfshirë, temave atraktive dhe organizimit të aktiviteteve.

Coca Cola HBC Kosova dhe ICK do të vazhdojnë implemetimin e këtij programi duke u zotuar për një tjetër edicion përmbajtësor dhe gjithpërfshirës në vitin 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz