A është martuar fshehurazi Al Pacino?
Kjo është pyetja që ka qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, pasi aktori i famshëm 85-vjeçar u fotografua me një unazë ari në gisht, transmeton Indeksonline.
Pacino, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për dekada të tëra, gjithmonë e ka intriguar publikun me jetën dashurore.
Fotot e fundit nga eventi i mbajtur më 4 dhjetor kanë ringjallur spekulimet.
Fotot u bënë në një festë në nder të filmit One Battle After Another, vepra e re nga regjisori Paul Thomas Anderson me protagonist Leonardo DiCaprio.
Pacino ishte midis të ftuarve dhe vëmendje mori nga një detaj në dorën e tij që dukej si një unazë martese. Megjithatë, për t’i dhënë fund të gjitha thashethemeve, përfaqësuesi i aktorit foli, duke i thënë shkurt revistës People: “Al Pacino nuk është i martuar”./Indeksonline/
