Komuna e Leposaviqit ka hapur procedurën e negociuar për të gjetur kompani që do të realizojnë ndërtimin e kompleksit të basenit olimpik për fazën e parë.
Këtë projekt nga komna kanë vendosur ta ndërtojnë pa publikim të kontratës por me negociim. Projekti ka vlerë të parashikuar prej 1,817,609 eurosh.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në sistemin e prokurimit publik, procedura është zhvilluar si procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, ndërsa lloji i kontratës është kategorizuar si punë ndërtimore. Afati për dorëzimin e ofertave ishte më 4 dhjetor 2025, ndërsa njoftimi për kontratë është publikuar sot, më 8 dhjetor 2025, por që nuk është bërë e ditur kompania e cila do të kontraktohet për këtë projekt.
Projekti përfshin punë inxhinierike dhe veprimtari ndërtimore, të cilat pritet të hapin rrugën për realizimin e fazës së parë të ndërtimit të këtij kompleksi sportiv në Komunën e Leposaviqit./Indeksonline/