Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka dhënë detaje në lidhje me çmimin e energjisë-elektrike në vendin tonë.
Ymeri dha detaje për dallimet në çmim nga ajo se sa paguajnë qytetarët në katër komunat e veriut.
Në një publikim të saj , Ymeri tha se rryma në pjesë të tjera të Kosovës është 9.05 cent ndërsa në veri 7.40 cent, transmeton lajmi.net.
“Na e paguajmë importin e nacionalizmat e Albin Kurtit ata veç rrymën”.
Postimi i plotë:
Na edhe Veriu!
Na rrymën 9.05 cent ata 7.40.
Na rrymën 3.88 cent ata 3.17.
Kjo është për bllok tarifën me pak se 800kË ose siç është portretizuar, me më pak të ardhura.
Megjithatë nacionaliteti ka dallim.
Mbi 800 kË
Na rrymën 15.43 cent ata 13.73 cent.
Na rrymën 7.28 cent ata 6.47 cent.
Të dy palët kemi një kryeministër,
Na e kemi KEK, ata nuk kanë prodhues rryme nē pronësi sikurse ne, vetëm furnizues (faturat, matësit etj) po dallimi është:
Na e paguajmë importin e nacionalizmat e Albin Kurtit ata veç rrymën.
(Krahasimi është për konsumatorë familjarë nga faturat pas 06/ 2025, të gjithë numrat lartë i gjeni më faturat në fotografi)./Lajmi.net/