back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmePDK publikon listën me kandidatë për deputetë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora...

PDK publikon listën me kandidatë për deputetë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj dhe Arben Mustafa në top 5-she

Të ngjajshme

OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka...

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, mori sot pjesë në...

Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po...

Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën me 110 kandidatë për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit të këtij viti.

Nga PDK kanë thënë se kjo listë është rezultat i një procesi të thellë përzgjedhjeje, që reflekton fuqinë, përfaqësimin dhe vizionin e PDK-së për ta çuar Kosovën drejt një etape të re zhvillimi.

“Mbi 50 kandidatë garojnë për herë të parë në zgjedhje, duke sjellë energji të re, profesionalizëm dhe qasje moderne në politikë. Listës sonë i janë bashkuar 37 gra kandidate, duke e tejkaluar kuotën gjinore dhe duke dëshmuar angazhimin tonë për përfaqësim më gjithëpërfshirës. Të gjitha komunat e Kosovës janë të përfaqësuara në listë, duke garantuar zë të barabartë për çdo qytetar, rajon dhe komunitet. Kandidatët tanë vijnë nga profesione të ndryshme e të çmuara për vendin: profesorë, doktorë, ekonomistë, gazetarë, diplomatë, juristë, inxhinierë, ekspertë të sigurisë, sipërmarrës dhe profesionistë të fushave të tjera”, kanë thënë nga PDK.

PDK ka thënë se hyn në garë me bindjen se Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, të aftë dhe të orientuar drejt rezultateve.

Në listën e PDK-së, këta janë 10 kandidatët e parë:

Bedri Hamza

Uran Ismaili

Vlora Çitaku

Enver Hoxhaj

Arben Mustafa

Besa Kabashi Ramaj

Rrahman Rama

Eman Rrahmani

Sala Jashari

Kujtim Gashi

Lista e plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz