BallinaBotëFundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur – vijon operacioni...

Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur – vijon operacioni i kërkim shpëtimit

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Të paktën 18 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe, humbën jetën pasi varka e tyre u fundos në jug të ishullit të Kretës.

Varka u gjet nga një anije tregtare turke që po kalonte, thanë autoritetet.

Dy të mbijetuar u shpëtuan dhe një operacion shpëtimi për të gjetur njerëz të tjerë po vazhdon.

Greqia është një pikë hyrëse kryesore në Bashkimin Evropian për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi dhe aksidentet fatale janë një dukuri e zakonshme.

Udhëtimi i shkurtër por i rrezikshëm nga bregu i Turqisë në ishujt grekë të afërt me gomone ose varka të vogla, shpesh në kushte të këqija, dikur ishte rruga kryesore derisa patrullimet e shtuara dhe kthimet e dyshuara ulën rastet.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se nga vinte varka. Një anije dhe një aeroplan nga agjencia evropiane kufitare Frontex, një helikopter i Rojës Bregdetare Greke dhe tre anije tregtare po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz