Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në lumin e këtij fshati.
Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net se trupi është dërguar në IML.
“Një i pajetë u gjend në Lumbardh. Veç prokurores e policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësave që e ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi u dërgua në IML. Kurse, policia ka marrë autorizimin nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”, tka thënë Nikçi për lajmi.net.
Nga Policia e Kosovës, zëdhënësi Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se e njëjta është raportuar dje si e zhdukur.
“Në Stacionin Policor në Klinë, policët kanë qenë në kërkim të një personi që është lajmëru mbrëmë rreth orës 19:30 si person i zhdukur. Sot, rreth orës 13:15, gjatë kërkimit në lumin Bardh në fshatin Grabanicë, kanë hasur në një person që dyshohet se është pa shenja jete në lum. Në vendngjarje ka dal ekipa mjekësore, ku mjeku e ka konstatu vdekjen. Kanë dal edhe hetuesit kompetent edhe Prokurori i Shtetit, ky i fundit ka urdhëru që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Ende nuk kemi informacion ose konfirmim që ka të bëj me të njëjtin person që është raportuar dje si i zhdukur”, ka thënë Gashi.
Në media është raportuar se viktima ka qenë shtatëzënë. /Lajmi.net/