back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKriza e energjisë, Shala: Një zinxhir i tërë menaxherial i vënë në...

Kriza e energjisë, Shala: Një zinxhir i tërë menaxherial i vënë në shërbim të strukturave politike

Të ngjajshme

Bebe Rexha shfaqet “përvëluese” nga pushimet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke...

Dardan Krasniqi: Mërgata, fajtore që Kosova ka stagnuar

Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka kritikuar...

Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-qeverisë Kurti 2 dhe menaxhmentit të KEK-ut, duke i bërë përgjegjës për degradimin e sistemit energjetik në vend.

Shala ka deklaruar se sektori i energjisë është kapur nga politika, duke filluar nga minierat e deri te prodhimi final.

Sipas tij, menaxhmenti ka punuar vetëm për të përmbushur kërkesat e nivelit të lartë politik, duke dëmtuar rëndë sistemin prodhues.Shala ngriti alarmin edhe për mënyrën e shpenzimit të parasë publike përmes tenderëve pa konkurrencë. Ai vlerëson se situata aktuale është “jashtë kontrollit”.

“I gjithë ky zinxhir menaxherial, që nga linjat e përgatitjes minerare e deri te prodhimi, ka qenë në shërbim të strukturave shtetërore-politike për t’i përmbushur kërkesat që kanë ardhë nga niveli lartë-poshtë fatkeqsisht. Është dëmtuar sistemi prodhues, kemi pasur studim të fizibilitetit në 2019-ën, e nënshkrume kontrata për remotët e termocentralit B, u shty për pesë vjet dhe tash e promovojnë që do të fillojë vitin e ardhshëm me donacionet e BE-së”, deklaroi ai ndër të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz