back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeMajor Muharrem Asllani i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Vlerë e jashtëzakonshme për sigurinë...

Major Muharrem Asllani i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Vlerë e jashtëzakonshme për sigurinë dhe emergjencat në vend

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Gjithçka është gati, mobilizimi për fitoren e PDK-së ka nisur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Këto foto të Dafinës me Daskanin dhe Kreshnikun do “shkrijnë” zemrat! (Foto)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka shpërndarë pak minuta...

Bayerni e “çmonton” Stuttgartin, Harry Kane shënon hat-trik

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar një fitore të...

Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar sot Major Muharrem Asllani, një prej profesionistëve më të njohur dhe të besueshëm të sigurisë dhe operacioneve emergjente në vend.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti Asllanin si pjesë të listës zgjedhore të partisë, raporton lajmi.net

Abdixhiku theksoi se Asllani vjen në LDK pas më shumë se 20 vitesh përvojë intensive në terren, në udhëheqje njësish, menaxhim të materieve të rrezikshme dhe operacione të ndërlikuara emergjente.

“Me mbi 20 vite punë në terren, në operacione të vështira dhe në menaxhimin e materieve të rrezikshme, Muharrem Asllani ka qenë gjithmonë në vijën e parë kur Kosova ka pasur nevojë. Ai i bashkohet LDK-së si ekspert, si udhëheqës dhe si njeri që i ka qëndruar Republikës në çdo rrethanë,” ka deklaruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen në LDK, Major Muharrem Asllani!
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës i bashkon radhët me një prej profesionistëve më të besueshëm të sigurisë dhe emergjencave në vend.
Me mbi 20 vite punë në terren, në operacione të vështira, në udhëheqje njësiteve dhe në menaxhimin e materieve të rrezikshme, Muharrem Asllani ka qenë gjithmonë në vijën e parë kur Kosova ka pasur nevojë; pra ai i bashkohet LDK-së si ekspert, si udhëheqës, dhe si njeri që i ka qëndruar Republikës në çdo rrethanë.
Asllani është ndër figurat më të njohura të FSK-së dhe Mbrojtjes Civile për menaxhimin e materieve të rrezikshme, operacioneve emergjente dhe koordinimit ndërinstitucional, prej situatave kritike në terren, e deri te proceset strategjike shtetërore. Në karrierën e tij ka udhëhequr operacione të ndërlikuara kombëtare, ka komanduar njësi specializuara, ka menaxhuar sektorë të tërë të personelit, operativës dhe emergjencave, si dhe ka përfaqësuar vendin në bashkëpunime me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, ekspertët amerikanë, francezë dhe të NATO-s.
Nga drejtimi i operacioneve të nivelit të lartë, te menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme në zona industrike kritike, nga reformimi i strukturave të emergjencës te mësimdhënia profesionale për transportin e materialeve të rrezikshme, Muharrem Asllani ka lënë gjurmë të thella në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. Ai është një prej ekspertëve më të çmuar të fushës së tij, i certifikuar, i trajnuar dhe i testuar në situata reale, me njohuri që sot janë të rralla dhe të pazëvendësueshme.
Përvoja e tij si drejtues, si instruktor, si ligjërues për ADR dhe si ekspert i operacioneve kimike, biologjike dhe radiologjike, e bëjnë atë një vlerë të jashtëzakonshme profesionale për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sot ai i bashkohet LDK-së dhe do të jetë pjesë e listës fituese, sepse Kosova ka nevojë për njerëz të provuar, për profesionistë që dinë çka është përgjegjësia, dhe për njerëz që e duan shtetin me vepra.
Mirë se vjen Muharrem Asllani.
Bashkë për një Kosovë më të sigurt dhe më evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz