back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajme​Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë

​Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë

Të ngjajshme

“Jam i përqendruar te Hoffenheimi”, Fisnik Asllani flet për interesin e Barcelonës

Gjigantët katalanas, Barcelona po vazhdojnë kërkimin e tyre për...

Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit

Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të...

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike. Tre herë kampioni i...

Prokuroria deklarohet për vdekjen në QKUK të një personi të dyshuar për vrasje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera në Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Numër 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarr, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K. (24).

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Numër 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarrë të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz