back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeYmeri e LDK-së akuzon qeverinë për shifra rekord të importit të energjisë:...

Ymeri e LDK-së akuzon qeverinë për shifra rekord të importit të energjisë: 250 milionë me i la borxhet Albin Kurti mafisë energjetike

Të ngjajshme

Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit

Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të...

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike. Tre herë kampioni i...

Prokuroria deklarohet për vdekjen në QKUK të një personi të dyshuar për vrasje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Arsenalin e morën ‘msysh’, mposhtet nga Aston Villa në fund të ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes Aston Villës dhe...

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj bilancit të importit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë vit si më të rëndin financiarisht për vendin.

Ajo tha se vetëm për 11 muajt e parë të vitit, Kosova ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për import të rrymës – shifër që sipas saj i tejkalon importet e pesë viteve para qeverisë Kurti, transmeton lajmi.net.

250 milionë euro import – sa shkolla do të ishin ndërtuar, sa fëmijë do të ishin gëzuar, sa pacientë do të ishin shëruar?” shkroi Ymeri, duke shtuar se këto para po përdoren “për t’i larë borxhet e Albin Kurtit mafisë energjetike”.

Ajo akuzoi institucionet për mungesë transparence dhe tentim të fshehjes së origjinës së energjisë së importuar. Ymeri theksoi se ka mospërputhje në raportime, duke përmendur si shembull rastin e 5 prillit: “Pse kufiri Maqedoni e Veriut–Kosovë kushtoi 1.1 milion euro, ndërsa në drejtim të kundërt 0 euro?”.

Në fund, kandidatja e LDK-së kërkoi hetim të plotë nga Prokuroria Speciale. “Koha është për bashkëpunim maksimal me Prokurorinë – që kjo skemë të zbardhet sa më shpejt. Kur të vijë LDK-ja, të vijnë zgjidhjet, në dritë të bardhë, jo në terr me mafie energjetike”, deklaroi ajo.

Postimi i plotë:

Për momentin, pa dhjetor, jemi afro 250 Milionë Euro import të Energjisë Elektrike.
Kjo shifër është më e larta ndonjëherë edhe është sa importi i 5 viteve para qeverisë Kurti.
250 milione import per 11 muaj, sa shkolla ishin ndertu, sa femije ishin gëzu, sa pacienta shëru
250 milionë import me i la borgjet e Albin Kurti mafisë energjetike.
Tashmë janë hapur shumë fronte, duke dashur të fshehin shpenzimet e transportit të energjisë elektrike, treguan që të dhënat e Doganës nuk tregojnë origjinën e rrymës elektrike.
Sot sigurisht se s’mund te pranohet edhe vet raporti i ZKM -së se rryma ka ardh nga Serbia e jo nga veriu i Europës si Danimarka.
Po vërehet mohimi i përgjegjësisë nga Ministria, për import, për transport, për furnizim të energjisë elektrike.
Jojo, tashmë nuk kanë peshë mohimet e përgjegjësisë se kur po vijnë faturat po thirren në emër të pozitave institucionale.
Gjithashtu, ndonëse po bëhet e tëra me mbrojt Albin Kurti si kryeministër, rryma elektrike nuk është kamion me tavolina, që transiti të shpjegohet sikur një transit malli.
Sa për ashtu, pse me daten 5 prill, kushtoj 1.1 Milionë Euro kufiri Maqedoni e Veriut Kosove ndërsa ana e kundërt 0 Euro.
Mjaft!
Koha është me bashkëpunj sa ma shumë me Prokurorinë Speciale, të zbardhet kjo skemë sa më shpejt, dhe kur vjen LDK të vijnë zgjidhjet adekuate edhe praktike.
Në drite të bardhë e jo në terr me mafi energjetike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz