back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeAbelard Tahiri kërkon të mos përfshihet në dhjetëshen e parë të listës...

Abelard Tahiri kërkon të mos përfshihet në dhjetëshen e parë të listës së PDK-së: Secili prej nesh duhet të reflektojë!

Të ngjajshme

Vdekja e 45-vjeçarit në QKUK, deklarohet prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it...

Lajme të mira për Barçën, rikthehen Fermin dhe De Jong

Barcelona ka marrë lajme të mira para ndeshjes ndaj...

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar sot se i ka kërkuar kryetarit të partisë, Bedri Hamzës, që të mos jetë pjesë e dhjetëshes së parë në listën garuese për Kuvendin e Kosovës.

Tahiri tha se vendimi është marrë me mirëkuptim dhe me bindjen se është veprim i duhur, duke theksuar se është koha që të hapet rruga për kandidatë të rinj.

Ai rikujtoi përvojën e tij shumëvjeçare në institucionet shtetërore, ku ka shërbyer si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi për 9 vite, gati 3 vite Ministër i Drejtësisë dhe pesë vite Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Numrat nuk trashëgohen dhe nuk i kemi me tapi. Ne që kemi përvojë duhet t’i ndihmojmë kolegët e rinj që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm”, u shpreh ai, duke theksuar se megjithatë do të mbetet pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së, por jo në pozitat e para si në zgjedhjet e kaluara.

Tahiri përfundoi postimin e tij me mbështetje për kandidatin për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamzën.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,
Sot, me mirëkuptim, por edhe me bindjen e thellë se është veprim i duhur, i kam kërkuar Kryetarit të Partisë, Bedri Hamzës, që të mos më përfshijë në dhjetëshen e parë të listës garuese për Kuvendin e Kosovës nga PDK.
Gjatë gjithë këtyre viteve kam mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet e Republikës së Kosovës, 9 vite si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi në Qeveri dhe në Presidencë, gati 3 vite Ministër i Drejtësisë, si dhe 5 vite Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, dy herë i emëruar në këtë detyrë.
Besoj se secili prej nesh duhet të reflektojë. Numrat nuk trashëgohen dhe nuk i kemi me tapi, përkundrazi, ne që kemi përvojë duhet t’i ndihmojmë kolegët tanë të rinj që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, unë do të jem pjesë e listës, por jo pjesë e dhjetëshes së parë, siç isha në zgjedhjet e fundit.
Na priftë e mbara me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamzën!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz