BallinaLajmeNjë doktor shkence në garë për deputet, e prezanton Haradinaj

Një doktor shkence në garë për deputet, e prezanton Haradinaj

Të ngjajshme

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Pesë vite pa Cimën: Mesazhi prekës i Adelinës për babanë e saj

Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e...

Sulme iraniane raportohen në të gjithë rajonin, dy të vrarë në Abu Dhabi

Në disa vende të Lindjes së Mesme po raportohen...

Kryetari i AAK-së dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ka prezantuar se në listë për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit i është bashkuar edhe prof. Veli Kryeziu.

Haradinaj përmes një postimi në facebook është shprehur se Kryeziu sjell me vete një pasuri të çmuar njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e arsimit por gjithashtu është edhe ashtu veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me një përvojë të gjatë në sferën akademike, Prof. Veli Kryeziu sjell me vete një pasuri të çmuar njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e arsimit. Si doktor i Shkencave të Historisë dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Edukimit, ai prej vitesh është një prej zërave të qëndrueshëm në formimin e brezave të rinj.

Prof. Veliu është po ashtu veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e dëshmuar përkushtimin e tij për vendin si në arsim, ashtu edhe në kohët më të vështira të atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa ka shtuar se me profesionistë të dëshmuar sikurse Profesor Veli Kryeziu, përkushtimi ynë për ta bërë të mundur ndryshimin e nevojshëm në vend, për avancim, mirëqenie dhe zhvillim, bëhet edhe më i arritshëm./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz