back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportNapoli-Juventus këtë fundjavë: Rrahmani dhe Zhegrova sfidojnë njëri-tjetrin

Napoli-Juventus këtë fundjavë: Rrahmani dhe Zhegrova sfidojnë njëri-tjetrin

Të ngjajshme

Xhiroja e 14-të e Serie A do të sjellë një nga ndeshjet më të pritura të sezonit: derbin mes Napolit dhe Juventusit. Ndeshja zhvillohet të dielën në “Stadio Diego Armando Maradona”, me start në orën 20:45.

Ky takim do të ketë vëmendje të veçantë edhe për tifozët shqiptarë, pasi në fushë do të jenë dy reprezentues të Kosovës: Amir Rrahmani me Napolin dhe Edon Zhegrova me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Përballja ka interes edhe për shkak të dy trajnerëve. Antonio Conte, aktualisht në krye të Napolit, ka kaluar më parë te Juventusi, ku ka fituar tre tituj kampion nga 2011 deri në 2014, ndërsa Spalletti, trajneri i Juventusit, drejtoi Napolin nga 2021 deri në 2023, duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion në sezonin 2022/23.

Napoli vjen në këtë përballje me katër fitore radhazi në të gjitha garat dhe me 28 pikë në vendin e dytë, një pikë më pak se Milani lider. Skuadra napolitane është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe ka mbajtur portën të paprekur në tre nga pesë takimet e fundit.

Nga ana tjetër, Juventus ka grumbulluar 23 pikë dhe zë vendin e shtatë. “Zonja e Vjetër” nuk ka humbur në tetë ndeshjet e fundit dhe ka regjistruar pesë fitore dhe tre barazime. Historikisht, Juventus është skuadra më e suksesshme ndaj Napolit në Serie A, me 85 fitore nga 184 përballje gjithsej, ndërsa Napoli ka fituar 48 herë dhe 51 ndeshje kanë përfunduar barazim.

Përveç derbit, xhiroja sjell edhe një përballje interesante mes Interit dhe Comos, të shtunën nga ora 18:00. Interi renditet i treti me 27 pikë, ndërsa Como zë vendin e pestë me tri pikë më pak.

Kjo xhiro pritet të jetë vendimtare për skuadrat kryesore në luftën për titull dhe për vendet në zonën e europianeve, duke premtuar emocione dhe përballje të forta në fushë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz