back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeAltin Krasniqi rikandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Altin Krasniqi rikandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Të ngjajshme

Sot ndeshja e fundit në karrierë për dy legjenda të futbolli

Sonte do të jetë një humbje e madhe për...

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi policore operative

24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së...

Një doktor shkence në garë për deputet, e prezanton Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër, Ramush...

Tragjedi në Serbi: Babai, nëna dhe djali gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Çaçakut...

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se do të garojë sërish për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi kandidon për një mandat deputeti, pas zgjedhjes së tij të parë më 9 shkurt të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar se kandidimi i tij është vazhdimësi e rrugëtimit familjar për shërbim ndaj vendit, duke u zotuar të përfaqësojë qytetarët me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur.

“Kandidimi im është vazhdimësi e një rrugëtimi që ka filluar shumë kohë më parë, në një familje ku shërbimi ndaj vendit ka qenë gjithmonë mbi gjithçka. Me mbështetjen, unitetin dhe besimin tuaj, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më stabile dhe më të sigurt për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Krasniqi.

Zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës do të mbahen më 28 dhjetor, dhe Altin Krasniqi synon të fitojë besimin e qytetarëve edhe për këtë mandat./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz