back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeAfat veç edhe një ditë – figura të fuqishme brenda PDK-së dalin...

Afat veç edhe një ditë – figura të fuqishme brenda PDK-së dalin “PRO” që Fatmir Limaj të jetë pjesë e listës për deputetë

Të ngjajshme

Djali i Jakup Krasniqit i futet përsëri garës për deputet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së,...

Altin Krasniqi rikandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së,...

LDK kërkon publikimin e kontratave të energjisë elektrike: VV në panik

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami,...

“Për të ndërtuar diçka të përbashkët me PDK duhet vetëm një minutë”, kështu tha kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në Debat Plus dy ditë më parë.

Që nga ajo deklaratë e Limajt, figura të rëndësishme brenda PDK-së publikisht kanë kërkuar që Limaj të jetë pjesë e listës për deputetë, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, kryetari i Skenderajt dhe njëri nga figurat më të rëndësishme brenda PDK-së, Sami Lushtaku tha se PDK ka nevoj për Limajn.

“Ai është më PDK, se sa shumë anëtarë të PDK-së. Nëse dikush më pyet për z.Limaj unë jam pro. I duhet dhe ka nevojë PDK për Fatmir Limajn. Unë mendoj se Fatmir Limaj e meriton me qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ka qenë njëri nga ta që e ka formuar PDK-në”, ka thënë Lushtaku në Debat Plus.

Pro Limajt ka dal edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai me anë të një postimi në Facebook tha se PDK do të bëhej më e fortë me Fatmir Limajn.

“Hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike, është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për të arritur fitore më 28 dhjetor. Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit, menjëherë. PDK do të bëhej më e fortë me profilet e Sylejman Selimit, Fatmir Limajt, Rrustem Mustafës, Atifete Jahjagës, Buna Mustafës, Kolë Krasniqit, apo përfshirja e vajzave të Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personaliteteve tjera për zgjedhjet që na presin. Skena politike ka nevojë për kompetencë, përkushtim dhe besim, me burime njerëzore për shtet dhe përfaqësim të duhur. Për kureshtje, nëse e shohim përbërjen e degës së PDK-së në Prishtinë para dy dekadave kishte dhjetëra profesorë e doktor shkencash, të cilët sot i mungojnë PDK-së dhe Parlamentit. Kosovës i duhet qartësim i rrugës dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua. Me vullnet e përkushtim, arrihet fitorja!”, shkroi Lladrovci.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi në një prononcim për Veriu.info ka thënë se është PRO që Limaj të bëhet pjesë e listës së PDK-së.
“Lidhur me këtë çështje, qëndrimi im mbetet i palëkundur: unë jam plotësisht pro që z. Fatmir Limaj të përfshihet si kandidat në listën e PDK-së, në bazë të një marrëveshjeje të mirëfilltë politike. Arsyeja është e qartë: përgatitja për fitore kërkon bashkëpunime strategjike dhe koalicione, me qëllim të rritjes së forcës politike dhe të votës së re për Partinë Demokratike të Kosovës. Përfshirja e tij në listë do të nënkuptonte: pasurim të listës zgjedhore, zgjerim të potencialit elektoral, shtim të votave të përgjithshme, dhe, si rezultat, rritje të numrit të deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës“, ka thënë Ferit Idrizi.
Nesër është afati i fundit për të gjitha partitë politike që të dorëzojnë listat për deputet. Deri në këto momente, Limaj dhe Nisma pritet të garojnë të vetëm. Mbetet të shihet nëse në orët në vazhdim do të gjendet një gjuhë e përbashkët mes PDK-së dhe Nismës./lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz