back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeOra po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet...

Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

Të ngjajshme

Djali i Jakup Krasniqit i futet përsëri garës për deputet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së,...

Altin Krasniqi rikandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së,...

Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia Demokratike e Kosovës, e udhehqur nga Bedri Hamza, dhe NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt do të mund të garojnë së bashku në një listë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas rregullave të KQZ-së, një subjekt i certifikuar mund të tërhiqet nga gara më së largu dy ditë para tërheqjes së shortit për numrat e fletëvotimit, e cila mbahet të hënën. Kjo e bën mesditën apo mbrëmjen e sotme momentin e fundit ku një marrëveshje politike mes dy subjekteve do të ishte ende e mundur.

Deklarata e Fatmir Limajt se “marrëveshja me PDK-në mund të arrihet për një minutë” ka nxitur një valë të fuqishme reagimesh brenda PDK-së. Veçanërisht gjatë 24 orëve të fundit, kërkesat për bashkëpunim janë rritur tej mase, disa degë, nëndegë, Kosova dhe Diaspora që po kërkojnë hapur bashkimin e forcave me NISMA-n.

Mbështetja për rikthimin e Limajt po vjen nga figura të njohura të PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun, Kryetar i Skenderajt, Ramiz Lladrovcin, Kryetar i Drenasit, Ferid Idrizin, Kryetar i Vushtrrisë, deputetin Artan Behrami etj. Kërkesa të ngjashme po vijnë edhe nga strukturat e PDK-së në Diasporë, veçanërisht nga Suedia, Zvicra dhe Gjermania.

Në këtë valë reagimesh po përfshihen edhe figura të larta të UÇK-së, dhe komandantë të tjerë të Zonave Operative, të cilët e shohin bashkimin e PDK-së me NISMËN dhe rikthimin e Limajt si një hap të natyrshëm drejt forcimit të qendrës së djathtë dhe rritjes së garancave për një rezultat të fortë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për shumë prej këtyre strukturave, Fatmir Limaj mbetet një figurë me peshë të madhe politike, me kontribut në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe me një rrjet të konsoliduar strukturash në terren. Sipas vlerësimeve brenda PDK-së, një bashkim i tillë do të krijonte një sinergji të fortë, duke kombinuar potencialin tradicional të PDK-së me mbi 25 mijë votat besnike të NISMËS. Kjo shihet si mundësi reale për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, për të krijuar një pol të fuqishëm e stabil dhe për të rikthyer energjinë e elektoratit të qendrës së djathtë.

Tani vëmendja është e gjitha te PDK-ja. Nëse Bedri Hamza dhe drejtuesit e partisë japin dritën e gjelbër brenda afatit ligjor, NISMA mund të tërhiqet sot nga gara për të hapur rrugë një liste të përbashkët. Nëse përgjigjja nuk jepet deri pasdite, mundësia ligjore për një bashkim PDK–NISMA mbyllet.

Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për konfigurimin përfundimtar të skenës zgjedhore në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz