back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeMustafa i PDK-së: Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet...

Mustafa i PDK-së: Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet normal – do të ketë rritje të menjëhershme të pagave dhe pensioneve

Të ngjajshme

Komandanti i KFOR-it takon diplomatët, flasin për sigurinë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka zhvilluar të premten...

Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia...

​Dhunë psikike ndaj nënë së vet, arrestohet një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të...

Dalin pamjet, 76 vjeçari në Durrës tenton ta eliminoi bashkëshorten me shkop të drurit

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në...

Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa në një video të publikuar ka thënë se subjekti që ai përfaqëson do t’i rrisë pagat e pensionet nëse i fitojnë zgjedhjet.

Mustafa ka thënë se rritja e pagave do të jetë reale, e jo improvizim si e pushtetit aktual, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi premtuar dhe prapë premtojmë, rritje të menjëhershme të pagës në sektorin publik. Rritje reale të pagave, jo improvizim. Jo improvizim, me ta rrit pagën 100 euro me ta hjek shtesën e rrezikshmërisë siç ja u kanë hjek policëve. Do të bëjmë rritje reale të pagës. Te pensionistët, i kanë mbajt prej vitit 2022 kur ka filluar rritja e madhe e çmimeve, me ndihma të njeherëshme, tu i mbajt peng a po na i qet qeveria 100 euro, a s’po na i qet qeveria 100 euro. Do ta rrisim pensionin dhe pensionisti do ta dijë çdo muaj se sa e ka penzionin. Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet normal”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz