back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportAgim Ademi reagon pas shortit të Kupës së Botës 2026: “Të luajmë...

Agim Ademi reagon pas shortit të Kupës së Botës 2026: “Të luajmë kundër SHBA-së do të ishte nder i jashtëzakonshëm”

Të ngjajshme

Gattuso zbulon pse Italia është nën presion para “play-offit” të Botërorit

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, ka pranuar...

Arrestohet një person në Prishtinë, i kapet kokainë, marihuanë dhe armë

Në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, rreth orës 19:45,...

Goditje për Arsenalin, ja sa do të mungojë ylli i tyre

Gjiganti anglez, Arsenali ka marrë një goditje sa i...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas shortit të hedhur sot në Washington D.C. për Kupën e Botës 2026, ceremoni që u zhvillua në “John F. Kennedy Center” dhe që ai e vlerësoi si një organizim madhështor, “ashtu siç di vetëm Amerika t’i realizojë”.

Ai tha se pjesëmarrja në këtë event ishte kënaqësi dhe nder i veçantë, ku të pranishëm ishin edhe presidenti amerikan Donald Trump, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum dhe kryeministri i Kanadasë Mark Carney, transmeton lajmi.net.

Sipas shortit, në rast kualifikimi, Kosova do të përballet në grup me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njërin nga tre nikoqirët e Botërorit. Ademi theksoi se një ndeshje kundër SHBA-së në një turne të tillë do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për vendin.

“Të luajturit kundër SHBA-së në Botëror do të ishte një nder i madh dhe emocion unik për mbarë kombin tonë”, u shpreh ai, duke rikujtuar mbështetjen historike të SHBA-së për Kosovën në momentet më të rëndësishme të historisë së saj.

Megjithatë, kreu i FFK-së theksoi se vëmendja e ekipit aktualisht është e përqendruar te ndeshjet e marsit dhe gjysmëfinalja e “play-off”-it ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, të cilën e cilësoi si sfidën kryesore drejt ëndrrës së madhe.

Ademi u shpreh se puna po vazhdon me përkushtim maksimal dhe me besim të plotë te futbollistët e kombëtares:“Vazhdojmë me përgjegjësi e krenari, për Kosovën”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz